Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet në Morinë 28-vjeçari

Kronikë e zezë

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet në Morinë 28-vjeçari

Më: 25 mars 2018 Në ora: 18:50
Ilustrim

Policia ka arrestuar një 28 vjeçar nga Tropoja, i shpallur në kërkim për vjedhje .

Arben Zalli, banues në Bajram Curri u kap në dalje të pikën e kalimit kufitar në Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi person në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka urdhëruar ndalimin e tij me masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat