Një i arrestuar në Prizren, i vuri zjarrin veturës në parking

Kronikë e zezë

Një i arrestuar në Prizren, i vuri zjarrin veturës në parking

Më: 26 mars 2018 Në ora: 10:59
Ilustrim

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një të dyshuar mashkull në Prizren, pasi ai i ka vënë zjarrin një veture në parking, duke i shkaktuar viktimës dëme të konsiderueshme në veturë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi qe në parking ia ka vënë zjarrin veturës së viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por viktima ka arritur që vetë ta lokalizojë e ta fikë zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat