Digjen tre makina në Shkup

Kronikë e zezë

Digjen tre makina në Shkup

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Tre vetura mëngjesin e sotëm janë djegur në rrugën “Miroskav Krlezha” në Shkup, njoftoi policia.

Në njësinë për të dhëna dhe komandë – Shkup në mëngjes rreth orës 05:18 është raportuar se në rrugën “Miroslav Kërlezha” është vërejtur veturë e djegur “Range Rover” me targa nga Ohri, pronësi e firmës nga Ohri. Nga zjarri janë përfshirë dhe pjesërisht janë dëmtuar edhe dy vetura “Opel Insignia” dhe “Toyota Jaris” dhe të dyja me targa nga Shkupi.

Rreth orës 05:10 zjarri është lokalizuar nga ekipet e Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Shkup.

Ndërsa nga policia thonë se janë ndërmarrë masa për përcaktimin e shkaqeve për zjarrin dhe zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat