Policia me plan për kontroll të shtuar në trafik

Kronikë e zezë

Policia me plan për kontroll të shtuar në trafik

Më: 28 mars 2018 Në ora: 15:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 2 prill e këtij viti do të fillojnë me zbatimin e një plani të ri, me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve të trafikut.

Kontrolli i shtuar në komunikacion do të përqendrohet në përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, rripin e sigurisë si dhe në ulëset për fëmijë.

Mbështetur në vlerësimet  e fundit analitike që i janë bërë  situatës së sigurisë  në trafik, nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), janë ngritur shqetësimet lidhur me numrin aktual të aksidenteve.

“Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës,  NJRKRR në, që nga data 02/04/2018, do të filloj me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit – ku kontrollet  kryesore do te fokusohen në: Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, rripi i sigurisë dhe ulëset për fëmijë”, ka bërë të ditur Policia, përcjell KosovaPress.

“Me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në komunikatë.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do te  vazhdoj deri sa të vlerësohet që ka arritur efektin e dëshiruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat