Aksident në rrugën Fier-Vlorë, 5 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, 5 të lënduar

Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:02
Fier

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 15:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të lënduar.

Policia njofton se mjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R.C është përplasur me mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin R.N.

Të plagosurit janë F.N,63 vjeçe, banuese në Vlorë; N.K, 69 vjeç, banues në Vlorë; S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë; Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë dhe E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat