Në kërkim nga Italia për prostitucion, arrestohet 50-vjeçari

Kronikë e zezë

Në kërkim nga Italia për prostitucion, arrestohet 50-vjeçari

Më: 29 mars 2018 Në ora: 09:17
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Gjon Glina, apo Gjon Maska, 50 vjeç nga Elbasanit është arrestuar në bashkëpunim me Interpol Tirana. Atij iu vunë prangat në lagjen “Haxhias” të Elbasanit.

Ai ishte shpallur në kërkim më 27 mars nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim të datës 17.07.2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat