Familjarët gjejnë të vetëvarur djalin 20 vjeç në shtëpi, ai nuk mundet të mbijetojë

Kronikë e zezë

Familjarët gjejnë të vetëvarur djalin 20 vjeç në shtëpi, ai nuk mundet të mbijetojë

Më: 29 mars 2018 Në ora: 18:35
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Familjarët e kanë gjetur djalin e tyre në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar në spital, por i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës duke mos mundur të mbijetojë.

“Më datë 29.03.2018, ora 17:27 në fshatin Bishan në Fier është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Sh.V, 20 vjeç. Gjatë rrugës për në spital shtetasi Sh.V ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh.V është vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat