Shqiptari nga Shqipëria dhunon ish-gruan me dy fëmijët në krah, policia dëgjon ulërimat

Kronikë e zezë

Shqiptari nga Shqipëria dhunon ish-gruan me dy fëmijët në krah, policia dëgjon ulërimat

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:34
Carabinieri

Një shqiptar nuk e ka pranuar dot ndarjen nga gruaja dhe i është bërë makth asaj për një kohë të gjatë. E ka kërcënuar me vdekje, dhe së fundi e ka dhunuar aq sa e ka bërë për spital.

E çuditshmja është, se skena e dhunës ka ndodhur para komisariatit të policisë në Ragusa të Italisë. Gruaja ka bërtitur për të kërkuar ndihmë, dhe me mbërritjen e karabinierëve, të cilët dëgjuan gjithçka, shqiptari u arrestua. Ish-gruaja e tij kishte në krahë edhe dy fëmijët, ndërsa nga hundë po i rridhte gjak nga goditjet që i kishte dhënë ish-bashkëshorti.

“Të dy ishim të ndarë prej pak kohësh dhe ai duke mos e pranuar ndarjen, kërkonte që të vazhdonin duke e kërcënuar edhe me vdekje. Kujton një rast kur policia kishte ndërhyrë te shtëpia e mamasë sime dhe burri më priste poshtë hyrjes me thikë në dorë”, ka treguar ajo në spital.

Mediat italiane shkruajnë se disa ditë më përpara, duke e ditur që gruaja do tërhiqte lejen e re të qëndrimit, 36-vjeçari shqiptar ka pritur përpara Kuesturës dhe e ka kërcënuar dhe rrahur keq me shqelma dhe me grushte, në sy të dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat