E ndal Policia, e gjuan armën nga trupi

Kronikë e zezë

E ndal Policia, e gjuan armën nga trupi

Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Mitrovicë pasi që i njëjti me qëllim për ta fshehur armën nga zyrtarët policorë e kishte hedhur armën nga trupi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Driton Veliu” ku më pastaj gjatë kontrollit është gjetur pistoleta me 6 fishekë, të cilën supozohet se e kishte hedhur i dyshuari.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat