Var veten me litar burri në Tiranë

Kronikë e zezë

Var veten me litar burri në Tiranë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një burrë me inciale H.U. në Tiranë ka varur veten me litar në oborrin e shtëpisë. 52-vjeçari jetonte fillikat në shtëpinë e tij private në rrugën "Dritan Hoxha", në segmetin që nis nga Zogu I e shtrihet deri tek rrethrrotullimi "Shqiponja".

Policia e kryeqytetit e ka gjetur trupin e tij në oborrdhe paraprakisht njoftoi se nuk trupi nuk kishte shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe po vazhdon hetimet për të gjetur shkakun e vetëvrasjes.

 Policia tha se ishte njoftuar në orën 8:00 të ditës së sotme me anë të një telefonate ardhur në Sallën Operative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat