I gjendet marihuanë, arrestohet

Kronikë e zezë

I gjendet marihuanë, arrestohet

Nga: N.H Më: 2 prill 2018 Në ora: 12:41
Ilustrim

Në njoftimin e Policisë së Kosovës raportohet se dje në Prizren është arrestuar një i dyshuari, pasi që gjatë kontrollit në trup e tij është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike, përcjell “Bota sot”.

Sipas raportit 24 orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimin e plotë:

Prizren01.04.2018-05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 8.6 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat