Si pasojë e një aksidenti dy persona përfundojnë në QKUK

Kronikë e zezë

Si pasojë e një aksidenti dy persona përfundojnë në QKUK

Më: 2 prill 2018 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00  në kryeqytet, saktësisht në rrugën “Nazim Gafurri”, te kryqi afër Kullës së Sahatit, ku si pasojë e këtij aksidenti  dy persona kanë përfunduar në QKUK.

Zëdhënësi  policisë Agron Borovci  për mediat online ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë e këtij aksidenti dy personat të cilët kanë qenë në motoçiklete kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat