4 të arrestuar në Prishtinë, u rrahën për parking

Kronikë e zezë

4 të arrestuar në Prishtinë, u rrahën për parking

Më: 5 prill 2018 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, pasi pas një zënke që kishin pasur mes veti lidhur me një parking veturash, janë rrahur fizikisht.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat