Policia e Tiranës arreston 6 shoferë të dehur

Kronikë e zezë

Policia e Tiranës arreston 6 shoferë të dehur

Më: 7 prill 2018 Në ora: 09:54
Policia e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës vijoi kontrollin gjatë orëve të mbrëmjes në akset rrugore të Tiranës, ku nga Drageri janë pezulluar 18 leje drejtimi për shkak se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Kështu, 18 leje drejtimi u pezulluan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dhe 6 drejtues mjetesh te arrestuar për drejtim mjeti ne gjendje te dehur.

Ne rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale R.TH u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masën testi i pare 0.86 mg/l, testi i dyte 0.56 mg/l.

Ne rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale M.H u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masën testi i pare 0.88 mg/l, testi i dyte 0.79 mg/l.

Ne rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale T.M u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masën testi i pare 0.65 mg/l, testi i dyte 0.57 mg/l, raporton tch.

Ne unazën e madhe automjeti tip Porche Panamera GTS u konstatua duke bërë gare ne shpejtësi dhe pas ndjekjes e ndalimit nga Policia Rrugore ne zonën e Saukut, rezultoi se drejtuesi i mjetit me iniciale R.M ishte nen efektin e alkoolit ne masën testi i pare 0.34 mg/l, testi i dyte 0.27 mg/l. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat