Policia jep detaje për aksidentin në Kodrën e Trimave

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Kodrën e Trimave

Më: 7 prill 2018 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Tre persona, dy femra dhe një mashkull janë lënduar sot në mëngjes në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në lagjen Kodra e Trimave.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30 ku aksidenti ka ndodhur në mes të një veture në lëvizje, një veture e parkuar jashtë rrugës dhe dy këmbësorëve.

“E. B  e lindur më 1982,  e cila ka pësuar lëndime të rënda, Sh. K. i lindur më 1969 ,si dhe shoferja e automjetit Pezho L. P. F”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e trafikut e cila ka menaxhuar  rastin.

“Të lënduarit janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës në QKUK në Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar zyrtarët policor që të dyshuarën ta ndalojnë për procedura të mëtutjeshme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat