Tiranë, kapet tregtari i kokainës tek Fresku

Kronikë e zezë

Tiranë, kapet tregtari i kokainës tek Fresku

Më: 7 prill 2018 Në ora: 15:08
Pamje nga aksioni

Një 25 vjeçar është arrestuar pasi u kap me 70 doza kokaine të cilat i shiste personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Operacioni u kodua "Fresku" dhe Emra Dashi, 25 vjeç banues në Tiranë u arrestua në flagrancë.

Ai u dënua më parë për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative,  ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit  “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e "Dibrës" pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë  i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  rreth  70 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”,  parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat