Aksident i rëndë në Fier, “BMW”-ja përplas kalimtaren

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Fier, “BMW”-ja përplas kalimtaren

Më: 7 prill 2018 Në ora: 20:01
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në lagjen “11 janari” në Fier. Një makinë tip “BMW” me targa 298 NN ka përplasur një këmbësore.

E aksidentuara është nisur me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet në sallën e reaminacionit.

Mësohet se e dëmtuara ka marrë plagë të rënda si pasojë e përplasjes në asfalt. Nuk dihet ende nëse momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit. Ky i fundit është ndaluar nga uniformat blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat