Tenton të djegë kliniken me benzinë, arrestohet 27 vjeçari

Kronikë e zezë

Tenton të djegë kliniken me benzinë, arrestohet 27 vjeçari

Më: 8 prill 2018 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Arrestohet në Vlorë një person që tentoi ti vinte zjarrin një klinike private. 27 vjeçari banues në Gjorm Vlorë ka tentuar që me lëndë djegëse benzinë ti vërë flaken pronës së BSh 64 vjeç. Nuk ka patur dëme në njerëz apo metariale.

Në njoftimin e policisë thuhet se:  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin : M. Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ''24 Maji'', ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç. Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat