E përplas makina, humb jetën 65-vjeçarja

Kronikë e zezë

E përplas makina, humb jetën 65-vjeçarja

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Një 65-vjeçare ka humbur jetën rreth mesditës si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbej” në Kamëz të Tiranës rreth orës 12.00.

Sipas policisë në vendngjarje ka shkuar menjëherë uniformat blu dhe ambulanca. “Mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe. Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën”, bën të ditur në informacionin paraprak policia e Tiranës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat