Pesë të arrestuar për kontrabandë me migrantë, kapen edhe armë

Kronikë e zezë

Pesë të arrestuar për kontrabandë me migrantë, kapen edhe armë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për kontrabandim të migrantëve, falsifikim të dokumenteve dhe shmangie nga tatimi.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, sot në rajonin e Prishtinës, në pesë lokacione dhe Gjakovës në një lokacion është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Personat e arrestuar në këtë rast janë Sh. Sh. 1961, I. S. 1974, N. B. 1966,   Xh. N.  1962 dhe A. T. 1987, që të gjithë shtetas të Kosovës. Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata, 5 armë të shkurta kalibri i ndryshëm, 175 fishekë kalibër të ndryshëm, 4 vula të firmave të ndryshme, dy pasaporta dhe dokumente të tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat