Konfiskohen armë pa leje në Viti

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë pa leje në Viti

Nga: Bota Sot Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Smirë të Viti janë konfiskuar armë pa leje.

 “Njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një revole TT, 203 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe disa pajisje të tjera”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa,  me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat