Pengohet dhe lëndohet një polic gjatë kryerjes së detyrës

Kronikë e zezë

Pengohet dhe lëndohet një polic gjatë kryerjes së detyrës

Nga: Bota sot Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte konfrontuar fizikisht me një të dyshuar tjetër, përcjell Bota sot.

Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari i kishte rezistuar arrestimit në mënyrë aktive, me ç’rast një zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupore dhe një zyrtar tjetër kishte dëmtuar uniformën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat