Aksident në punë/ Vdes punëtori i ndërtimit në Shkodër, arrestohet inxhinieri

Kronikë e zezë

Aksident në punë/ Vdes punëtori i ndërtimit në Shkodër, arrestohet inxhinieri

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:07
Ilustrim

Një burrë 61 vjeç humbi jetën dje teksa ishte duke punuar në ndërtim. “Gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen”, njoftoi policia.
Një lidhje me aksidentin e rëndë në punë, është arrestuar Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash të Shkodrës, pasi ishte supervizor ndertimesh dhe punonte pa liçensë.
Materialet për inxhinierin iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, bëri të ditur policia e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat