Gjuajtje me armë zjarri në "Kipper", e plagosur ka mbetur një vajzë e punësuar në market

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në "Kipper", e plagosur ka mbetur një vajzë e punësuar në market

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:17

Në lidhje me incidentin që ndodhi para pak çastesh në marketin "Kipper" në Çair, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje private mes dy të rinjëve. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai tha se e plagosura është jashtë rrezikut për jetë dhe se po punohet për kapjen e autorit.

"Në ora 14:38 të punësuar në marketin "Kipper" në rrugën "Kemal Sejfulla" kanë denoncuar se një djalë ka gjuajtur me armë zjarri drejt të punësuarës A.GJ. Nëpunësit policor menjëherë kanë arritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhje të plotë të rastit", deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.

Siç mësohet  nga dëshmitarë okular, motivet e kësaj ngjarjeje janë çështje private, gjegjësisht, i riu i cili ka gjuajtur vajzën ka patur mosmarëveshje private me të.Përballë marketit ka ndodhur edhe e ëma e vajzës së plagosur e cila me lot në sy ka dashur të shohë bijën e saj, mirëpo policia nuk e ka lejuar të futet brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat