Tetë policë të lënduar nga personat e dehur

Kronikë e zezë

Tetë policë të lënduar nga personat e dehur

Më: 14 prill 2018 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Njësit policore kanë intervenuar në një rast në parkun e qytetit të Prishtinës, ku janë ballafaquar me disa persona, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë bërë prishje të rendin dhe qetësisë publike.

Gjatë ballafaqimit me të dyshuarit, tetë zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore dy prej tyre lëndime më të rënda dhe të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK.

Si të dyshuar janë arrestuar gjashtë meshkuj dhe me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat