Mësohet identiteti i të miturit që u vra aksidentalisht në Mushtisht

Kronikë e zezë

Mësohet identiteti i të miturit që u vra aksidentalisht në Mushtisht

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

(E plotësuar)- E.Sopaj, 14 vjeç u vra aksidentalisht nga xhaxhai i tij gjatë ditës së sotme në fshatin Mushtisht të Suharekës. Vrasja e të miturit ka ndodhur gjatë një ahengu familjar, ku sipas hetimeve të para të policisë dyshohet se gjatë krismave arma i është bllokuar xhaxhait të viktimës dhe duke u përpjekur për ta zhbllokuar armën ai është vetëplagosur. Më pas plumbi e ka goditur për vdekje edhe të miturin. Media mëson se E.S gjatë ditës së djeshme ka festuar ditëlindjen e 14-të.

Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë, ka njoftuar policia.

“Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje të mos përdoren armë në ahengje familjare.

***

Xhaxhai plagos veten dhe vret aksidentalisht nipin 14 vjeçar

Një aheng familjar në familjen Sopaj të Mushtishtit është kthyer në tragjedi. Xhaxhai ka plagos veten dhe ka vrarë nipin e tij 14 vjeç, raporton Gazeta Express

I mituri nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve, ai ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i cili nuk ka arritur që të mbijetojë”, njofton policia.

Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. 

Image

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës.

Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004. Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë. Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat