Traktori ndeshet me auto-ambulancën

Kronikë e zezë

Traktori ndeshet me auto-ambulancën

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:45
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur, sot pasdite në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Balincë të komunës së Malishevës.

Sikur shihet në fotografitë e dërguar nga një lexues në aksident janë përfshirë një traktor, i cili ka mbetur i rrokullisur, dhe një automjet ambulancë.

Nga ky aksident ka edhe persona të lënduar, por asnjëri nuk është rëndë, sipas informatave të para.

Në vend të ngjarjes ka dalë policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat