Ngjarja e Fierit/ Dalin nga lokali i basteve, 3 shokë shtien me armë ndaj njëri-tjetrit

Kronikë e zezë

Ngjarja e Fierit/ Dalin nga lokali i basteve, 3 shokë shtien me armë ndaj njëri-tjetrit

Më: 14 prill 2018 Në ora: 22:31
ilustrim

Një grindje mes 3 shokësh, për pak mund të përfundonte në një tragjedi në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, jashtë një pike bastesh pranë Prefekturës së Fierit, teksa 3 shokët, pasi janë grindur, kane qëlluar me pistoletë.

Nga përdorimi i armëve ka mbetur i plagosur 32-vjeçari Arbër Jakupi, i cili ka shkuar vetë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e Fierit, që po punon për znardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të plagosjes dhe kapjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat