Tre të arrestuar për rrahje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për rrahje në Prishtinë

Nga: Bota Sot Më: 15 prill 2018 Në ora: 11:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë se janë arrestuar tre persona për rrahje, ndërsa një person tjetër është në kërkim.

 “Raportohet një rrahje me përfshirjen e katër personave të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e rrahjes janë arrestuar tre të dyshuar, kurse i dyshuar i katërt gjendet në arrati. Lëndim trupor në kokë ka pësuar një i dyshuar si pasojë e goditjes me kondak të revoles nga i dyshuari në arrati, i cili edhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, me vendimin e Prokurorit  tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat