Nga dita në ditë skenat e vetëvarjes dhe pirjes së fostoksinës në Shqipëri kanë ardhur në rritje.
Varfëria, por edhe stresi bënë që një 63 vjeçare nga Rrajca e Prrenjasit të ishte viktima e radhës.
Ajo është gjetur nga familjarët e varur me litar në kasollen e bagëtive.
Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore, njoftoi Policia, ndërsa shtoi se materialet për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “shkaktimi vetëvrasjes”, parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.