Aksidentohen bashkëshortët, gruaja gjen vdekjen

Kronikë e zezë

Aksidentohen bashkëshortët, gruaja gjen vdekjen

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:46
ilustrim

Një grua gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të hënë, në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20, në rrugën Tiranë-Elbasan.

“Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë, 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja Xh.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëherë janë derguar në spital”, sqaron policia në një njoftim.

Si pasojë e dëmtimit, 55-vjeçarja ndërroi jetë në spital, ndërsa bashkëshorti i saj, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat