Dy persona janë arrestuar në rrugën “ Brigada 128” në Prizren, për plagosje të një personi.
Policia ka njoftuar se të arrestuarit, pas një mosmarrveshje lidhur me një kontest pronësor, kanë plagosur viktimën, i cili është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:55.
Policia ka njoftuar se kanë konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishek , ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpive të të dyshuarve janë gjetur 395 fishekë.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.