Kapen në flagrancë

Kronikë e zezë

Kapen në flagrancë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:04
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kapur sot në flagrancë dy persona të dyshuar, derisa po tentonin të kryenin një vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Përmes linjës emergjente policia ka pranuar informatën, për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, dhe  kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e K. Y. (32)  dhe  Gj. K. (27), shtetas të  Kosovës.

Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e policisë, është konfiskuar edhe vetura ‘Pegueot’ me targa të Republikës së Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike.

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë njëri prej të arrestuarve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat