Shkodrani me kokainë në makinë, vihet në pranga

Kronikë e zezë

Shkodrani me kokainë në makinë, vihet në pranga

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:40
Ilustrim

Një 24-vjeçështë vënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Shkodrës, pasi është kapur me drogën.

Siç bën me dije policia e Shkodrës, në pranga është vënë Kristjan Bjeshkajt, banues në fshatin Grudë e Re.

Droga e llojit kokainë është zbuluar në makinën e tij, pas kontrollit nga policia.

"Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi po lëvizte me mjetin tip BMË, me targa AA433NC, në vendin e quajtur, Dugajt e Reja, lagje “Perlat Rexhepi” Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia është konstatuar një çantë, brenda të cilës u gjetën dy doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit Kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë arrestim, policia e Shkodrës sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat