Një shkupjan vdes në një aksident rrugor

Kronikë e zezë

Një shkupjan vdes në një aksident rrugor

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:42
Ilustrim

Siç informojnë nga MPB, fatkeqësia ka ndodhur në tunelin e parë të rrugës. Shkupjani me iniciale N.T. (69) ka drejtuar automjetin “Citroen Berlingo” dhe në një momnet ka humbur kontrollën mbi veturën i cili ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë rënë humnerë.

Pas kësaj, nga lëndimet e mara vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime të rënda ka marr bashkëudhëtari i tij M.I (66) nga Shkupi të cilin me veturën e ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” për t’i dhënë ndihmë mjekësore.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokuroria Publike dhe ekspert hetimor nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, ndërsa me urdhrin e Prokurorisë Publike trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi. Nga policia informojnë se punojnë për zbardhjen e rastit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat