Vetura e policisë bën për spital babain së bashku me djalin 4 vjeçar

Kronikë e zezë

Vetura e policisë bën për spital babain së bashku me djalin 4 vjeçar

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:57

Dje rreth orës 13.35 në udhëkryqin e bulevardit Jane Sandanski me rrugën Vasko Karangelevski, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Shevrolet Spark” në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga G.L.(41) dhe veturës “Audi” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.T.(37) nga Shkupi.

Në aksident, I.T. dhe djali i tij katër vjeçar me veturën e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, ku nga ana e mjekut iu janë konstatuar lëndime në trup dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Policia po punon për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat