Makina përplas për vdekje të moshuarin në Pogradec

Kronikë e zezë

Makina përplas për vdekje të moshuarin në Pogradec

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një i moshuar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 16:40, në unazën e qytetit të Pogradecit. Policia njofton se një automjet tip "Volkswagen Polo" aksidentoi me pasojë vdekje një burrë rreth 75 vjeç, kalimtar në rrugë. 

Më pas – thonë uniformat blu - drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia përmes një njoftimi paraprak për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat