Fierakja bën për spital burrin 8 vjet më të madh se vetja

Kronikë e zezë

Fierakja bën për spital burrin 8 vjet më të madh se vetja

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:59
Komisariati i policise- Fier

Shumica e rasteve të dhunës në familje, janë të burrit që ushtron dhunë ndaj gruas.

Por ditën e djeshme ka ndodhur e kundërta në Fier, teksa 29-vjeçarja me iniciale A.G ka dhunuar burrin e saj, 8 vjet më të madh.

37-vjeçari me iniciale A.N ka shkuar në polici ku pasi ka denoncuar ngjarjen ka kërkuar urdhër mbrojtje nga gruaja.

“Më datë 17.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin A.N, vjeç 37, banuese në Fier, pasi ish bashkëshortja, A.G, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”., -thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat