Ekstradohet nga Athina dibrani, tentoi të vriste me pistoletë bashkëfshatarin

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Athina dibrani, tentoi të vriste me pistoletë bashkëfshatarin

Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:17
Hashim Isufi

Është ekstraduar nga Athina në Tiranë një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbajtje pa leje” e parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Shtetasi në fjalë ka tentuar të vrasë duke plagosur rëndë me pistoletë bashkëfshatarin L.V, më 5 mars të vitit 1988.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat