E frikshme në Tiranë, ashensori përfshihet nga flakët

Kronikë e zezë

E frikshme në Tiranë, ashensori përfshihet nga flakët

Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:43
Ilustrim

Një ashensor është përfshirë nga flakët në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet.

Mësohet zjarri ka rënë në kabllot elektrike të ashensorit që ka ndaluar në katin e parë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, pasi gjatë incidentit nuk ka pasur njerëz në ashensor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Zjarrfikësja që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ashensori ka dalë jashtë përdorimit pas fikjes së zjarrit.

Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat