Autobusi përplaset me karrotrecin në Rrëshen, 6 të plagosur

Kronikë e zezë

Autobusi përplaset me karrotrecin në Rrëshen, 6 të plagosur

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:42
Ilustrim

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje. Policia sqaron se rreth orës 17:20 një autobus është përplasur me një karrotrec në rrugën Milot-Rrëshen.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip autobus i drejtuar nga shtetasi N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.

"Për pasojë, janë lënduar 6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus,  drejtuesi  dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec, të cilët janë dërguar në spital,  për ndihmën e nevojshme mjekësore , ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën", informon policia e Kurbinit.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat