310 kg drogë, vihen në pranga 3 vlonjatë

Kronikë e zezë

310 kg drogë, vihen në pranga 3 vlonjatë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:23
Policia shqiptare

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit një ditë pasi u sekuestruan 310 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në fshatin Kraps.

Velo Myrtaj, 28 vjeç, Gramoz Shakaj, 33 vjeç dhe Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë u arrestuan si poseduesit e lëndës narkotike.

“Në lidhje me informacionin datë 20.04.2018 ku në fshatin Kraps u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në vijim të punës hetimore të kryer nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Fier, u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të cilët posedonin lëndën narkotike: Velo Myrtaj, 28 vjeç; Gramoz Shakaj, 33 vjeç; Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat