U hodh nga makina pasi dyshohet se e ngacmoi shoferi, ndërron jetë gruaja në Elbasan

Kronikë e zezë

U hodh nga makina pasi dyshohet se e ngacmoi shoferi, ndërron jetë gruaja në Elbasan

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:26
ilustrim

Ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit Shpëtime Tufa e cila u aksidentua 2 ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji.

Së fundi në lidhje me shkaqet e aksidentit të dyshimtë u tha se kamerat e bizneseve aty pranë konstatuan vetëhedhjen nga mjeti që po udhëtonte.

Mendohet se gruaja ka marrë ngacmime nga drejtuesi i mjetit që po udhetontë, ndaj për të mbrojtur veten u vetëhodh, duke marrë dëmtime të rënda.

55 vjecarja u përcoll sot në banesën e fundit nga të afërmit. Ajo ishte nëna e tre vajzave. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u arrestua pak kohë më pas nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat