Arrestohen dy persona në Suharekë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Suharekë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Rreth orës 19:14 minuta në fshatin Studençan ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar me lëndim trupor.

Sipas raporteve hetimore dyshohet se dy vëllezër janë konfrontuar fizikisht me një qytetar, viktimë në këtë rast, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë përleshjes është përdor një pistoletë 9mm dhe është shkrehur një fishek por pa e lënduar askënd, ndërkaq dyshohet se viktima është lënduar me qytën (dorëzën) e armës, të cilën, disa dëshmitarë ia largojnë nga dora e më pas ia dorëzojnë policisë me një karikator me 9 fishekë.

Ekipe kompetente policore kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe i kanë arrestuar të dyshuarit.

Pas intervistave, me urdhër të prokurorit të shtetit njëri nga prej tyre ndalët në masën e arrestit policor.

Viktima, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë familjare në Suharekë, udhëzohet për në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat