Trembëdhjetë aksidente në Shkup, një i lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Trembëdhjetë aksidente në Shkup, një i lënduar rëndë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:01

Një udhëtar në autobus është lënduar më rëndë në gjithsej 11 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në gjashtë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Dhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, 10 shoferë janë renditur në mënyrë të parregullt, dy shoferë për parakalim të parregullt, si dhe 10 shoferë për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse.

Nga trafiku janë përjashtuar katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 10 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe gjashtë shoferë dhe si dhe dy automjete për mbingarkesë.  Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit kufitar dhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.  Janë hasur edhe 261 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 57 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat