Një i moshuar është gjetur pa shenja jete të martën në rrugën “Xhemajli Berisha” në lagjen Velania në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, fillimisht informatat ishin për një person të alivanosur, por me të dalë në vendin e ngjarjes ekipet e ndihmës së shpejtë kishin konstatuar se i moshuari, rreth 70-vjeçar, ishte pa shenja jete.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë dhe thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.