Policia deklarohet për vetëvrasjen e 52 vjeçarit

Kronikë e zezë

Policia deklarohet për vetëvrasjen e 52 vjeçarit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Në orët e pasdites së djeshme 52 vjeçari, Q.M u gjet i vdekur në pyllin e fshatit Kokaj të Komunës së Gjilanit. Ai dyshohet se kreu vetëvrasje me një pushkë.

Hetimet lidhur me këtë rasë janë duke vazhduar. Por si shkak mendohet që të jetë stresi të cilin i ndjeri e kishte përjetuar tash e një kohë.

“Afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike”, bëri të ditur zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

E vetëm këtë muaj në Gjilan kanë ndodhur tri vetëvrasje. Një polic, një asembieste si dhe ky i fundit i kanë marrë jetën vetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat