Vdekje e dyshimtë në Prizren

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:43
ilustrim

Policia e Prizrenit, përmes një raporti policor ka njoftuar se sot në orën 17:30 ka pranuar një informatë për një person të vdekur.

“Informata bënte me dije se në një banesë në Lagjen ”Jeni Mëhallë” në Prizren, është gjetur një trup i pa jetë që besohet të jetë i një shtetasi të Shqipërisë i cili ishte me vendbanim”, thuhet në raport.

Policia njofton se hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet që edhe mjekoligjorët t’i bashkëngjiten ekipit të hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat