Tentim vrasje, dënohen me nga 4 vite burgim

Kronikë e zezë

Tentim vrasje, dënohen me nga 4 vite burgim

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:26
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda ka shpallur publikisht aktgjykimin kundër të akuzuarve H.F, i cili është dënuar me 4 vite e 10 muaj burgim për veprën penale vrasje në bashkëkryerje e në tentativë, kurse, i akuzuari thetër B.F. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 viteve për veprën penale vrasje në bashkëkryerje e në tentativë.

Sipas Gjykatës, ndaj të akuzuarit H.F janë konfiskuar një revole 7.62 mm, M57, 9 fishek, dhe 1 karikator, ndaj dy të akuzuarve  H.F dhe B.F konfiskohen 8 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm të kallashit, dy 2 predha të kalibrit 7.62 mm, 1 lëvozhgë e predhës të kalibrit 7.62 – kallashit, dy gëzhoja të revoles të kalibrit 7.62 mm, dy këpucë të përgjakura të marra në shtëpinë e të dyshuarve e që të njëjtat duhet të shkatërrohen.

“Gjykata ka konstatuar se dy të akuzuarit me datë 31.10.2001, rreth orës 15:00, në fshatin Laushë e Epërme, Komuna e Podujevës, në udhëkryqin e rrugës kryesore, te Lapidari i dëshmorëve “Bahri e Fahri Fazliu”, të akuzuarit H.F dhe B.F, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë tentuar që t’i privojnë nga jeta të ndjerin S.F dhe të dëmtuarin N.F”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Palët kanë të drejtë ankese  në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat