57- vjeçarja niset për Gjermani, vdes në autobus në Prishtinë

Kronikë e zezë

57- vjeçarja niset për Gjermani, vdes në autobus në Prishtinë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

57 vjeçarja T.B në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte nisur nga Peja me autobus për një udhëtim në Gjermani, por, me të mbërritur në Prishtinë ishte alivanosur. Më pas ekipi i Emergjencës kishte konstatuar vdekjen e saj.

Lajmin s e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në ora 7 në rrugën “Jusuf Gërvalla” është alivanosur T.B (1961), më pas është njoftuar Emergjenca ku është konstatu vdekja e saj”, tha Policia.

Media mëson se T.B kishte probleme me tension dhe me zemër përderisa ka ndërruar jetë brenda në autobus. Destinacioni i autobusit ishte Kosovë-Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat